Slider

RMV, janë arrestuar krijuesi dhe administratori i grupit “Dhoma Publike”

Policia ka arrestuar krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”, që ishte aktiv në rrjetin social Telegram vitin e kaluar,  ndërsa sot është sjellë urdhër për ngritjen e një hetim kundër të dyve për veprën penale ‘prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve’, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 32 dhe 21 vjeç, për të cilët Prokuroria kërkon paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë për të ndikuar te dëshmitarët ose për përsëritjen e veprës penale.

Ata dyshohet se nga data 19.12.2019 deri më 28.01.2020, si themelues dhe moderator i grupit, në vend që të kujdeseshin për përmbajtjen tekstuale dhe audiovizive të shpërndarë nga anëtarët e grupit, ata me qëllim e lejuan grupin të publikonte materiale audiovizive që tregonin veprime të dukshme seksuale me fëmijë.

Procedura para hetimore ka zgjatur një vit

Me hapjen e sotme hetimit për çështjen, përfundoi procedura para hetimore që zgjati një vit. Sipas PTHP, janë lëshuar 20 urdhra dhe kërkesa në Ministrinë e Brendshme. Pas këtyre urdhrave dhe kërkesave, janë dërguar njoftime dhe analiza. Ata thonë se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe fshehtësisë së procedurës para hetimore, Prokuroria nuk e ka ndarë këtë informacion me publikun.

Në njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike thuhet se po zhvillohet një procedurë para hetimore në lidhje me raportimet e të dëmtuarve dhe viktimave për anëtarët e caktuar të grupit “Dhoma Publike” dhe nëse përcaktohet se është kryer vepër penale, e cili ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, Prokuroria Publike do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj.

Prokuroria inkurajon të dëmtuarit dhe viktimat e kësaj dhe ngjarjeve të ngjashme të raportojnë në Ministrinë e Brendshme, e cila është e autorizuar të përcaktojë identitetin e autorëve të veprave penale, pasi ka bazë të dhënash me emra dhe mbiemra të të gjithë shtetasve dhe të huajve, si të dhënat e tyre personale, të cilat do të ndihmojnë në dokumentimin e ngjarjeve dhe sigurimin e provave përkatëse sipas detyrës zyrtare.

Përderisa prokuroria po kryente hetim paraprak për “Dhomën Publike” nga viti i kaluar, në fillim të këtij viti u shfaq edhe “Dhoma Publike 2“.

Përndryshe organizatat joqeveritare për barazinë gjinore ditë më parë zhvilluan marsh protestues dhe kërkuan që ngacmimi seksual të shndërrohet në vepër penale.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, nga ana tjetër, njoftoi se në Kodin Pendal do të përfshihet një akt i ri ndjekjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button