Slider

RMV, për tre muaj përmes mashtrimit arritën të fitojnë 9 mijë euro dy të dyshuarit nga Tetova dhe Shkupi

Dy qytetarë të Maqedonisë së Veriut dyshohen që përmes mashtrimeve kanë arritur të fitojnë rreth 9 mijë euro, për çka policia ka dorëzuar kallëzim penal deri në Prokurori, transmeton Portalb.mk.

“SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë themelore publike në Tetovë ndaj 44 vjeçarit R.M. nga Tetova dhe 45 vjeçarit S.Sh. nga Kopanica-Shkup, dhe ka zbardhur 24 mashtrime”, raportojnë nga Policia, duke theksuar se i pari dyshohet për “mashtrim” në bazë të nenit 247 nga Kodi Penal, derisa tjetri për “ndihmë”.

Raportohet që i dyshuari i parë, në periudhën nga nëntori i kaluar deri në janar të këtij viti, është paraqitur si një biznesmen nga Turqia. Ai me tregime të rrejshme për fatkeqësi komunikacioni, ka mashtruar kompani nga Bullgaria, Serbia, Shqipëria dhe Kosova, duke deklaruar që punonjësit e tij kanë pësuar aksident komunikacioni, ndërsa i nevojiten të holla për shërim ose varrim.

Policia raportoi që të hollat në bankë janë tërhequr nga S.Sh. i cili për këtë shërbim ka marrë nga 50 deri 100 euro prej R.M.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button