Slider

RMV, vendimet e Qeverisë për strategjinë mbi duhanin, mbeturinat, Agjencinë për energjetikë dhe propozimet tjera

Në seancën e 43-të të Qeverisë është miratuar program i Agjencisë për energjetike dhe disa çështje tjera, duke përfshirë edhe Strategjinë për duhanin 2021-2027, transmeton Portalb.mk.

Në programin e miratuar për punën e Agjencisë për energjetike në vitin 2021, theks të veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve për burimet rinovuese.

Strategjia për prodhimin e duhanit në periudhën 2021-2027 është miratuar në këtë seancë qeveritare.

Informacioni për mjetet e nevojshme për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin Juglindor, Vardarit, Pellagonisë, Jugperëndimor dhe rajonin e Pollogut, është miratuar ne seancën e sotme. Për këtë qëllim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë për mjedis jetësor e planifikim hapësinor të sigurojnë mjete financiare nga organizatat ndërkombëtare.

Informacioni për gjendjen në hidrosistemin “Liqeni i Dojranit” është miratuar nga Qeveria, ashtu që Ministria e mjedisit duhet të dorëzojë deri në fund të muajit shkurt të këtij viti planin për sanimin e hidrostistemit ta dorëzojnë në qeveri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button