Kuriozitete

Robotët e seksit ‘mund të vrasin’ nëse hakohen, paralajmërojnë ekspertët

Hakerët mund të kthejnë robotët seksualë në vrasës, kanë paralajmëruar ekspertët.

Robotët seksualë shfaqin inteligjencë artificiale gjithnjë e më të sofistikuar në secilin model të ri, duke i lejuar përdoruesit të shijojnë momente intime.

Megjithatë, një një firmë juridike në Hong Kong po paralajmëron se “pirateria në shumë robotë të ditëve moderne, duke përfshirë edhe robotët seksual është duke u kthyer në një kërcënim”, tha Nicholas Patterson, një lektor i sigurisë kibernetike në Universitetin Deakin në Melburn, transmeton portali arbresh.info

Sipas tij, robotët seksualë pasi të hakohen mund të përdoren për të kryer veprime fizike për një skenar të tyre të favorshëm, ose për të shkaktuar dëme.

Industria e robotëve seksualë ka lulëzuar gjatë pandemisë për shkak të rregullat e vendosura mbi distancën sociale përfshinin edhe ndalimin e kontaktit me njerëzit.

Ekspertët paralajmërojnë, se sikurse me teknologjitë tjera, edhe robotët e rinjë mund të jenë një kërcënim i madh për njerëzimin.

Shumë robotë tani kanë aftësinë të “manipulojnë fizikisht mjedisin” dhe “të përdorin mjetet”, e cila mund të jetë një katastrofë në duar të gabuara.

Artikulli thotë që dobësitë në sigurinë kibernetike mund të jenë vdekjeprurëse, të tilla sikurse vdekja e pacienti  në spitalin Universitar të Dusseldorf në Gjermani, pasi një haker çaktivizoi sistemin kompjuterik./arbresh.info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button