Sport

Ronaldinho feston me vajza thuajse të zhveshura, ja çmenduria pas burgut (Video)

Ronaldinho po përshtatet mirë me jetën pas burgut, teksa ish-kampioni i botës është shfaqur në një videoklip muzikor duke festuar me vajza të bukura, thuajse të zhveshura.

Ish-sulmuesi 40-vjeçar i AC Milan e PSG po përpiqet të nisë një karrierë muzikore pas heqjes dorë nga futbolli dhe duket se “sportin e bukur” po e zëvendëson me “femra të bukura”.

Ronaldinho thotë se po punon për publikimin e tetë këngëve në vitin 2021 ndërsa shfaqet në videon e fundit të artistit Tropa Do Bruxo, duke pirë alkool e duke kërcyer, në një shtëpi të mbushur me gra vetëm në bikini.

Në video, Ronaldinho shihet duke pirë pranë pishinës dhe më pas në një tavolinë pokeri, i rrethuar nga vajza tërheqëse që kërcejnë.

Në një intervistë me rrjetin brazilian Globo, Ronaldinho flet për dashurinë e tij për muzikën: “Gjithmonë më ka pëlqyer rryma R&B, rap, hip hop.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button