Sport

Ronaldo i jep zemër Ansu Fatit: “Ti do kthehesh së shpejti”

Në fund të vitit të shkuar Ansu Fati pësoi një dëmtim delikat në menisk, për të cilin u desh të operohej.

I pari nuk shkoi sipas pritshmërive dhe mjekët vendosën ta operojnë edhe një herë tjetër.

Kështu, kthimi në fushë u zgjat për talentin dhe nuk dihet kur do rikthehet dhe nëse do marrë pjesë në Kampionatin Europian në verë.

Ansu është atlet nën sponsorizimin e Nike, aty ku është edhe Ronaldo.

Ky i fundit ka shpërndarë një video të Fati gjatë rikuperimit dhe i jep zemër talentit të Barçës, një nga skuadrat, të cilën e ka rivalizuar më së shumti në karrierë.

“Ti do të kthehesh së shpejti, vazhdo të punosh”, shkruan Ronaldo për talentin.

https://streamable.com/o/frvhui#?secret=RwOInDG1uL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button