Slider

“Rrugës për në Paris”/ Nga Kosova te Metohija, Vuçiç zbulon se për çfarë do flasë në takimin me Macron

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur këtë të diel për një vizitë pune në Francë. Ai pritet që gjatë të hënës të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron, ku ndër temat që do të diskutohet është dhe ajo e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Vuçiç, përmes një postimi në “Instagram”, ku shkruan:

“Rrugës për në Paris. Bisedime të rëndësishme për Serbinë na presin dhe tema të ndryshme, nga Kosova dhe Metohija, rruga evropiane e Serbisë, për ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button