BotaLajme

Rusia ‘zhduk’ Navalny-n/ Kryeopozitari dërgohet në një vend të panjohur

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë dhënë alarmin pasi sipas tyre, ai është dërguar në një vend të panjohur e kjo pikërisht në një kohë kur perëndimi i ka shtuar ndjeshëm thirrjet për lirimin e aktivistit.

Kritiku i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, u dënua muajin e kaluar me dy vjet e gjysmë burg, nën akuzën e përvetësimit, të cilën ai vetë nuk e pranon.

Ai dhe mbrojtës të tjerë të drejtave të njeriut e kanë përsëritur në mënyrë të vazhduar se rasti i tij është i motivuar politikisht. Autoritetet, në anën tjetër, e kundërshtojnë një gjë të tillë. Thuhet se në 3 mars, Navalny është transferuar nga qendra e ndalimit numër 3 në qytetin Kolchugino, e pritej që të dërgohej në një koloni penale afër qytetit Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës.

Kjo koloni konsiderohet si një nga më të ashprat në pjesën evropiane të Federatës Ruse. Pas lajmit për transferimin e tij, dhjetëra shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe për hetime lidhur me helmimin që i është bërë Navalnyt vitin e kaluar me agjent nervor.

Navalny u ndalua në aeroportin e Moskës në janar, pasi mbërriti nga Berlini ku ishte trajtuar në vazhdën e helmimit me agjent nervor që për pak i mori jeten.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button