Slider

Së shpejti në Europë vetëm me “pasaportë vaksinimi”, përndryshe nuk mund të shkoni askund

Me miratimin e disa vaksinave kundër Covid dhe sa më tepër persona të vaksinuar në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen, nevoja për t’ua lejuar rrugëtimin atyre që janë vaksinuar shumë më tepër po aktualizohet, informon Zhurnal.

Të ashtuquajturat “pasaporta për vaksinim”, apo çertifikata për vaksinim, kanë tërhequr vëmendje të madhe në javët e fundit, pasi disa nga vendet anëtare paralajmëruan se do të fillojnë t’i nxjerin vërtetime qytetarëve të tyre, kështu që ata që janë vaksinuar kundër covid kanë dëshmi për këtë.

Idea për dokumente të tilla është mbështetur edhe nga Këshilli Evropian, edhe pse në sesionin e fundit të këshillit u konkludua se tani është herët të vendoset për çfarë mund ët përdoren ato çertifikata.

“Liderët u pajtuan të punojnë për formën e standardizuar dhe interoperative të dëshmisë për vaksinim për qëllime mjekësore. Liderët do të konfirmojnë në fazën e më vonshme në cilat rrethana këto çertifikata mund të shfrytëzohen, tha Këshilli në kumtesën për opinion më 21 janar, pasi kryeministri grek e ngriti si çështje në video mbledhje.

Më parë, kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Lajen e mbështeti idenë për çertifikata të përbashkëta për vaksinim, të cilat mund të krijohen nga BE-ja, dhe të jepen nga vendet anëtare çdo personi që është vaksinuar.

Më poshtë do t’i shënojmë vendet e BE-së të cilat paralajmëruan se planifikojnë të vendosin çertifikate apo leje për hyrje pa kufizime, dhe do të mund të hyjnë vetëm ato që posedojnë dokument të tillë.

Ato janë: Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Hungaria, Greqia, Italia, Islanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Spanja, Suedia.//Zhurnal.mk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button