Slider

Seancë gjyqësore për rastin “Naser Eshtrefi”

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e e therjes me thikë të maturantit Angel Petkovski, në maj të vitit 2014-të në Gjorçe Petrov, në të cilën i akuzuar është Naser Eshtrefi. Gjykimi vazhdon me fazën e nxjerrjes së provave, njofton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar është pyetur Eshtrefi, në lidhje me ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur. Ai tha se është i penduar për ngjarjen dhe se nuk ka dashur ta vret Angelin, por gjithçka ishte e rastësishme. Therjes me thikë i ka paraprirë një zënkë, në të cilën siç shpjegoi Eshtrefi, Angeli me babain e tij e kanë rrahur me dru dhe shkelma.

Ndryshe, Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button