Slider

Sedat Peker me demant: Nuk posedoj pasaportë me identitet tjetër

Avokatët Dublin Karaxha dhe Jasmin Kallaç, nëpërmjet një kumtese kanë dërguar demant në emër të Sedat Peker për atë se posedon pasaportë të falsifikuar me fotografinë e tij dhe me identitet tjetër.

“Duke e pasur parasysh se praktika gazetareske dhe etika gazetareske, para se të publikohet çfarëdo lajmi, duhet të kërkohet qëndrim dhe mendim edhe nga ana tjetër, që në rastin konkret nuk është respektuar. Kërkojmë që demanti nga ana e Reis Sedat Peker për këtë lajm që qarkullon në media për pasaportë të falsifikuar me fotografi të tij dhe identitet tjetër, të publikohet në tërësi në portalin tuaj, siç është rregulli dhe praktika për gazetari objektive. Reis Sedat Peker, në mënyrë kategorike i hedh poshtë të gjitha përmbajtjet e titujve dhe kronikat e transmetuara në portale dhe media, si të pavërteta dhe tendencioze. Dezinformimi i publikut, me vetëdije të qëllimshme që të prishet imazhi i zotëri Sedat Peker, shihet në atë se kronikat janë përgatitur jashtë standardeve gazetareske profesionale, kurse lajmet e transmetuara janë të rrejshme”, thuhet në kumtesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button