Slider

Serbia e pakënaqur për marrëdhëniet Kosovë-Izrael

Shtypi serb ka ironizuar me faktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, duke e quajtur në disa raste si shteti i rrejshëm i Kosovës. Ministria e jashtme serbe thotë se Serbia nuk ka marrë pjesë në këtë gjë dhe se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet me Izraelin.  Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, në një adresim për median serbe nga Parisi ku po qëndron për vizitë, ka thënë se Serbia është munduar ta ndalojë këtë gjë, por pa sukses.

“Kemi dashur të nxisim Izraelin të mos e bëjë këtë gjë. Izraeli ka zgjedhur natyrisht se më të rëndësishme e kanë Amerikën. Kjo nuk do të ndikoj bukur në marrëdhëniet tona dhe aspak nuk jam i lumtur për këtë. Por, kjo hap disa perspektiva të tjera për të cilat nuk dua të flas. Provoni të gjeni në mesin e shteteve myslimane dikë që do të pranoj pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta gjeni”.  

Presidenti Vuçiç ka thënë se tani ngelet të shihet nëse Kosova do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes së Uashingtonit dhe do të lejoj ndërtimin e hekurudhës nga duan serbët.

“Ne kemi kërkuar edhe rrugën edhe hekurudhat për Prishtinë dhe Merdarë, por ata për këtë nuk janë të interesuar pasi nuk ka hekurudha serbe që ata mund t’i marrin nën kontroll. Kam parë që fuqishëm dhe me tërë fuqinë është angazhuar Methew Palmer që të përfundoj marrëveshja në mes të Izraelit dhe Prishtinës edhe pse ka qenë dikur kundër marrëveshjes, atëherë nuk ka problem ta shohim këtë gjeni a do të jetë pro që të ndajmë burimet energjetike të Ujmanit pasi ne në këtë moment nuk kemi asgjë nga kjo”.  

Një nga pikat e marrëveshjes së Uashingtonit parasheh që edhe Serbia të zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi për në Jerusalem. Por, për këtë ende nuk ka lëvizje politike.  

Tv Klan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button