Sport

Serie A/ Roma s’e ndal dot, Juventusi ‘fluturon’ me Cristiano Ronaldon

Juventusi “fluturon” me Cristiano Ronaldon. Bardhezinjtë regjistruan suksesin e 6-të rresht në të gjitha kompeticionet, pasi mposhtën 2-0 Romën në supersfidën e javës së 21-të.

Cristiano Ronaldo e festoi në mënyrën më të mirë 36-vjetorin e lindjes teksa ishte ai që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur nga limitet e zonës në minutën e 13-të pas topit që mori nga Morata.

Pak minuta më vonë devijimi i Kumbullës dhe traversa i thanë jo golit të dytë të portugezit, që në këtë sezon të Serie A ka shënuar 16 herë dhe kryeson i vetëm listën e golashënuesve.

Gjithsesi Juventusi e gjeti golin e qetësisë në fraksionin e dytë, kur Kuluseveski i sapofutur në fushë tentoi t’i jepte një asist Ronaldos që do ta kishte thjeshtë një lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë, por portugezit i parapriu gabimisht Ibanez që shkaktoi autogol në minutën e 69-të.

42 pikë për Juven pas këtij suksesi, 5 më pak se Interi kryesues, me bardhezinjtë që kanë edhe një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button