LajmeShqipëri

“Shanë nënën dhe motrën e Bashës”/ Dashamir Shehi del VULLNETAR: Ramën shkoj e ruaj unë po të ketë nevojë… Habitet Fevziu: Si?

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi komentoi sherrin e ndodhur në Elbasan për Ditën e Verës, mes simpatizantëve të PS dhe PD. I ftuar në emisionin “Opionin”, Shehi tha se kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë për mbrojtje duke u shpallur dhe vullnetar për t’ju bashkuar Gardës së tij. Më tej, sqaroi se po bënte shaka.

PJESË NGA BISEDA: 

Shehi: Po marr rastin e Elbasanit, po ti bësh analist qetësisht siç i bëj unë, ajo është fotografia e zgjedhjeve që do kemi nëse nuk ndërhyet. Basha po bën takim, rastësisht kalon Rama. Njerëzit e Bashës i turren politikisht, janë teza të bashkësisë politike këto. Do ishte mirë mos të thoshin asgjë se Ditë Vere. Kjo turma e keqe mbërriti deri këtu. Turma tjetër është më e specializume, thotë ‘nënën, motrën Basha.’Kjo nuk është politike. Filloi grushti! Unë kam 40 roje personale, pse do vijnë ata rrugaçët. Këta që i kanë policët dhe gardën, i fusin një drru atyre. Ata gjynahqarët e PD i identifikojnë se kush ishin atje, ndërsa këta me njerëzit e SHIK nuk e zbulojnë dot. Nuk ka nevojë për ta rujt mo, se po të kishte nevojë po shkoj unë ta ruaj unë kryeministrin.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fevziu: Si do e ruash?

Shehi: Po e zëmë more. Se bëj shaka…

(k.m/dosja.al)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button