Slider

SHBA/ Tubues të armatosur përpara zyrave qeveritare (Video)

Grupe protestuesish, disa prej tyre të armatosura, u mblodhën përpara zyrave qeveritare në Shtetet e Bashkuara, ku tensionet mbeten të larta pas trazirave të 6 janarit në Kongres.

Protesta në mbështetje të presidentit në largim, Donald Trump, u zhvilluan në Teksas, Oregon, Miçigen, Ohajo e gjetkë. Edhe një pjesë e tubuesve mbanin armë, protestat ishin përgjithësisht të qeta.

FBI ka paralajmëruar për protesta të armatosura përpara ceremonisë së inaugurimit presidencial. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, e merr detyrën dy javë pasi mbështetësit e Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, duke lënë pesë persona të vdekur, përfshirë një efektiv policie. Më shumë se 25,000 trupa të Gardës Kombëtare janë duke siguruar Uashingtonin.

Për të shprehur nivelin e lartë të shqetësimit për trazira të mundshme, sekretari i Ushtrisë, Ryan McCarthy, tha për agjencinë Associated Press se të gjithë anëtarët e Gardës po verifikoheshin, nga frika e kërcënimit të brendshëm. Një zyrtar i qarkut nga Nju Meksiko u arrestua të dielën në Uashington, në lidhje me trazirat në Kongres.

Couy Griffin, themelues i një grupi të quajtur Kaubojët për Trumpin, u zotua se do të kthehet ditën e inaugurimit me armë zjarri. Më shumë protesta priten të mërkurën, kur Biden do të betohet zyrtarisht, duke zëvendësuar Trumpin si president.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button