Sport

Sherri mes Lukakut dhe Ibras, Gjykata Sportive merr vendimin

Zlatan Ibrahomoviç dhe Romero Lukaku nuk kanë marrë asnjë për sherrin në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Gjykata Sportive ka marrë sot vendimin që Lukalu dhe Ibra të pezullohen nga një ndeshje, duke i qëndruar vetëm raportit të gjyqtarit të ndeshjes Paolo Valeri.

Lukaku kishte dhe një karton tjetër të verdhë nga ndeshja e shkuar, ndërsa lojtari i Milanit u ndëshkua me të kuq gjatë ndeshjes.

Tashmë belgu do të humbasë ndeshjen gjysmëfinale në Kupën e Italisë kundër Juventusit, ndërsa dënimin për suedezin do të jetë për ndeshjen e parë në sezonin e ardhshëm, pasi Milani u skualifikua nga kompeticioni.

Nuk dihet ende nëse Prokuroria Sportive do të hapë zyrtarisht hetim mbi provat audio dhe filmike për sherrin mes tyre, që ngjalli shumë polemika. /a.m/NOA.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button