BotaLajme

Shpërthim i fuqishëm në mes të Madridit, pallati shkatërrohet thuajse plotësisht

Shpërthim i fortë në qendër të Madridit, në rrugën Toledo.

Për momentin, shkaqet e shpërthimit mbeten të panjohura.

Shpërthimi ka lënë disa të plagosur dhe ka shkatërruar gjashtë kate të ndërtesës, pranë  një shkolle.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka dëbuar banorët, ndërsa Mbrojtja Civile e kryeqytetit ka raportuar “incidentin” duke iu ka kërkuar qytetarëve të përpiqen të shmangin zonën dhe të lënë rrugët e lira që të lehtësojnë aksesin në shërbimet e urgjencës.

Shpërthimi, që ndodhi rreth orës 15:00 pasdite, shkatërroi thuajse plotësisht ndërtesën.

Menjëherë, nëntë ekipe të zjarrfikësve dhe njëmbëdhjetë njësi të ekipeve të emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

TVE ka folur me Irene Cacabelos, dëshmitare e ngjarjes, e cila u shpreh se shpërthimi ka qenë  i madh. – “Brenda pak sekondave pamë rrënoja që binin nga qielli dhe shumë tym,” –  shpjegoi dëshmitarja. Cacabelos vuri në dukje se shpërthimi ndodhi në një ndërtesë pranë kishës së “La Paloma”./a.m/NOA.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button