Slider

Shtetasi i Kosovës arrestohet në Kumanovë duke vjedhur bankomatin në ora 4 të mëngjesit

Sot në ora 4 e 15 minuta të mëngjesit, policia ka arrestuar në Kumanovë shtetasin kosovar me iniciale A.M. (41). Sipas MPB, ai është arrestuar në momentin deri sa ka tentuar të kryejë vjedhje të rëndë në bankomatin e një banke në rrugën “11 Tetori”, transmeton gazeta Lajm.

Afër vendit të ngjarjes është gjetur një vetur “Volksvagen Golf” me targa kosovare. Lidhur me rastin, e me telegram të dërguar nga SPB Kumanovë, në vendkalimin kufitar “Jazhincë” është arrestuar B.H. (39), poashtu nga Kosova dhe ai do të dërgohet në SPB Kumanovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button