Sport

Si e harroi Dortmundi Hummelsin në stadium?

Një episod i rrallë ka ndodhur pas takimit mes Borussia Dortmund dhe Koln në Bundesliga.

Ai që e ka pësuar ka qenë kapiteni i verdhezinjve, Matts Hummels.

Në momentin që delegacioni i klubit gjerman po nisej për t’u kthyer në Dortmund, askush nuk e vuri re që mbrojtësi i njohur mungonte në autobus, raporton BILD.

Ai u harrua në stadium dhe sipas “Sport Bild”, Hummels u shtang kur mësoi që të gjithë ishin larguar. 32-vjeçari u detyrua të kthehej i vetëm për në qytetin e tij. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button