LajmeMaqedoni

S’ka më divorce fiktive

Përkrah uljes së martesave, kur u regjistruan vetëm 86 kurorëzime – që do të thotë 50 për qind më pak se në 2019, një ulje drastike shënojnë edhe divorcet. Ismail Mersimoski, punëtor social na informoi se gjatë vitit 2020 janë regjistruar vetëm 10 divorce, ose shtatë më pak së në 2019, apo 13 më pak se në 2018

Nga viti në vit, në Dibër dhe Qendër Zhupë ka një ulje të numrit të divorceve. Ashtu ndodhi edhe gjatë vitit 2020, vit karakteristik për pandeminë kur u regjistrua edhe numri më i ulët i divorceve në Dibër për dhjetë vitet e fundit. Të dhënat e Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Dibër thonë se vitin e kaluar janë regjistruar vetëm dhjetë divorce. Përkrah uljes së martesave, kur u regjistruan vetëm 86 kurorëzime – që do të thotë 50 për qind më pak se në 2019, një ulje drastike shënojnë edhe divorcet. Ismail Mersimoski, punëtor social na informoi se gjatë vitit 2020 janë regjistruar vetëm 10 divorce. Është ky numër shumë më i vogël në krahasim me divorcet të viteve, të kaluar thotë ai. Në vitin 2019, numri i divorceve ishte 17, kurse në 2018 – 23 divorce. Dekadën e fundit, nga viti në vit ka një ulje të numrit të divorceve, tregon Mersimoski, ndërsa shton se në vitin 2016, ka patur 51 shkurorëzime. Ulja e numrit të divorceve vlerësohet edhe si manipulim, pasi në të kaluarën – shumë kurbetçarë realizonin shkurorëzime fiktive me qëllim rregullimin e dokumentacionit përkatës në vendet ku punonin.

Në fillim të dekadës së kaluar, në të dy komunat kishte një dukuri me martesat fiktive të disa shumë kurbetçarëve me shtetase të huaja, kryesisht nga vendet ku dibranët ishin angazhuar me punë në Evropë. Ishin martesa për përfitimin e dokumentacionit në shtetet e BE-së dhe divorcet në vendlindjen me bashkëshortet e tyre i bënin me marrëveshje – në mënyrë fiktive. Dy vitet e fundit, duke marrë parasysh kriteret për përfitimin e dokumenteve në Itali, Zvicër, Gjermani, Francë… nuk kishte më nevojë për divorce fiktive.

Nga ana tjetër, në Qendrën për Punës sociale thonë se edhe vet prezenca e pandemisë Kovid-19 ka ndikuar pozitivisht në uljen e divorceve. Duke dhënë sqarime rreth divorceve të vitit të kaluar, në këtë qendër theksojnë se bëhet fjalë kryesisht për divorce të cilët janë si pasoj e problemeve socialo-ekonomike, dhuna në familje, alkoolizmi… Edhe pse në Qendrën për punë sociale ka patur tendenca para divorceve për qetësimin e situatës mes bashkëshortëve, pjesa më e madhe e mosmarrëveshjeve në familje mes bashkëshortëve megjithatë ka përfunduar me divorc. Komisioni i posaçëm, i cili merret me iniciativën për pajtimin e bashkëshortëve në këtë institucion, ka ekspertë profesional social. Përdoren të gjitha masat e parapara gjatë tendencës për pajtim, por që jo gjithmonë partnerët, të cilët kanë probleme në bashkëshortësi, respektojnë masat e këtij komisioni. Për fat të keq, me divorcet kanë filluar edhe problemet familjare me fëmijët, pasurinë e tjerë. Në një gjendje jo të mirë veçmas trajtohen fëmijët në familjen ku ka patur divorc të partnerëve. Punëtorët social theksojnë se po punohet edhe me ata fëmijë, edhe pse divorcet shkaktojnë trauma të mëdha psikike jo vetëm tek partnerët e ndarë, por edhe tek të gjithë anëtarët e familjes. (koha.mk)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button