BotaLajme

Skema e mashtrimit të shqiptarit: U mori 26.4 milionë dollarë klientëve, por i luante lloto

I fiksuar pas llotove, shqiptari i cili punonte si agjent pronash në Ma­comb County në SHBA ka dalë përpara Gjykatës pasi akuzohet për mashtrim të investitorëve, në një shumë që përllogaritet në shumën prej 26 milionë dollarësh. Sipas FOX, paratë e marra, Viktor Gjonaj i harxhoi me vesin e bixhozit në Michi­gan Lot­tery.

Hetuesit federalë thonë se Viktor Gjonaj krijoi një kompani të rremë dhe mblodhi 26 milion dollarë nga investitorët, të cilët mendonin se po investonin në pasuri të paluajtshme. Por 43-vjeçari i harxhonte në loto, duke blerë deri në një milion dollarë bileta në javë.

Agjentët thonë se skema e Gjonaj u pikas në gusht të vitit 2019, dhe u shprehën se ishin habitur kur dëgjuan për skemën.

‘Federalët’ thonë se Gjonaj gjeti një mënyrë për të fituar çmime të mëdha në Lotarinë e Miçiganit në 2016. Që nga ajo kohë ai filloi të luante shpesh dhe të shpenzonte shumë. Kjo deri në vitin 2017, periudhë kur kishte nisur që të humbte më shumë sesa po fitonte. Në vend që ta linte, ai dyfishoi paratë duke përdorur paratë e investitorëve për të financuar bastet e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button