LajmeShqipëri

Sondazhi Noto& Rtv Ora, afrimi i zgjedhjeve karikon militantët e PS-PD-LSI

Pavarësisht nga gjithçka, a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?

Qytetarët shqiptarë kanë qenë shumë më entuziastë në janar të këtij viti për zgjedhjet parlamentare kur edhe u realizua sondazhi i parë nga Rtv Ora dhe Antonio Noto.

Sot me 23 mars kemi rënie por janë më shumë se në sondazhin e dytë të realizuar në 23 shkurt.

Konkretisht 81.2% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet janë të rëndësishme.

Të pavendosur janë 11.8% dhe 7% thonë se nuk e dinë.

Ajo që vihet re është mobilizimi i mbështetësve të partive politike, kryesisht të tre partive kryesore PS, PD dhe LSI.

Tjetër panoramë është te partitë e vogla, ku mbi gjysma nuk i shohin të rëndësishme.

E njëjta situatë edhe tek zgjedhësit që nuk votojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button