LajmeMaqedoni

Sot mbahen seancat e dy komisioneve parlamentare

Komisioni parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni legjislativ-juridik do të mbajnë seanca me disa pika në rendin e ditës.

Deputetët nga Komisioni për sistem politik do të diskutojnë disa raporte vjetore, përfshirë nivelin e sigurimit të respektit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2019, punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2019, punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2019…https://display.nativemedia.rs/display/index.php?page=query/items/&aduid=4065&width=100%&height=0&displaytype=0&native=1&page_data=b3f4ce40950a5198cb95e0b6ce3ff3c8&time=1612771566&deliver=flaka.com.mk&search_keywords=&page_referrer=aHR0cHM6Ly9mbGFrYS5jb20ubWsvc290LW1iYWhlbi1zZWFuY2F0LWUtZHkta29taXNpb25ldmUtcGFybGFtZW50YXJlLw==&page_title=Sot%20mbahen%20seancat%20e%20dy%20komisioneve%20parlamentare%20%E2%80%93%20FLAKA&meta_description=&imp_ads=

Anëtarët e Komisionit legjislativ-juridik duhet të marrin ta shqyrtojnë Propozimin për ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit për avancimin e arsimit fillor, me procedurë të shkurtuar.

Në të njëjtën seancë, ndër të tjera, duhet të shqyrtohet edhe Propozimi për ligjin për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas marrëveshjes së huasë për financimin e projektit “Prezantimi i transportit të shpejtë me autobus në qytetin e Shkupit” gjithashtu me procedurë të shkurtuar. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button