Slider

Spasovski nuk ndjen përgjegjësi për arratisjen e Mijallkov

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski përmes një pres konference kategorikisht hodhi poshtë spekulimet për çfarëdo lloj marrëveshje lidhur me arratisjen e Sasho Mijallkov.

“MPB ka ndërmarr gjitha mjetet e disponueshme për sigurimin e personit dhe në mënyrë aktive punon për gjetjen e të arratisurit dhe arrestimin e tij para drejtësisë”, thotë ai.

Në vijim janë bisedimet informative me persona të cilët mund të kenë informacione lidhur me arratisjen e Mijallkovit.

“Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar biseda informative me 10 persona, mes të cilëve edhe me familjarë të familjes dhe sigurimit, ndërsa sot janë ftuar edhe persona të tjerë. Janë marrë telefona, dokumentacion dhe mjete tjera të cilat mund të shërbejnë lidhur me rastin”, tha Spasovski.

Ai paralajmëroi përgjegjësi penale për zyrtarët që kanë bërë lëshime ose nuk e kanë kryer detyrën si duhet.  Por Spasovski potencoi se nuk ndjenë përgjegjësi për ikjen e Mijallkov sepse siç thotë MPB ka vepruar sipas procedurave ligjore ndërsa fajin indirekisht ia hodhi Prokurorisë.

Spasovski madje tha se persona nga regjimi i kaluar mund të kenë “gisht” në arratisjen e ish shefit të DSK-së./KOHA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button