Sport

Suarez ka klauzolë largimi nga Atletico

Luis Suarez iu bashkua Atletico Madridit në verën e vitit 2020 nga Barcelona. Sulmuesi uruguaian nuk ishte në planet e Barcelonës dhe u largua si transferim i lirë për t’iu bashkuar Atletico Madridit. Transfeirmi në kryeqytetin spanjoll i ka bërë mirë lojtarit, i cili është duke shkëlqyer këtë edicion me Los Colchoneros.

E gjatë ditës së sotme, e përditshmja spanjolle Marca ka zbuluar se ka disa klauzola të ndryshme në kontratën e Luis Suarez me Atletico Madrid. Ekziston një klauzolë në kontratën e uruguaianit që do ta lejonte atë të largohej nga Atletico Madrid falas në verë. Megjithatë 34-vjeçari nuk ka ndërmend ta shkaktojë këtë sepse ai është i lumtur në ekip dhe i pëlqen të punojë me Diego Simeonen.

Si i tillë, Atletico Madrid nuk është i shqetësuar për këtë klauzolë. Los Colchoneros thjesht të lumtur që kanë një sulmues të klasit botëror, një që duket i motivuar për t’i provuar Barcelonës se kishin gabuar që e lanë të largohej për një rival të brendshëm. Sulmuesi veteran këtë edicion ka realizuar 16 gola në 18 ndeshje për Atletico Madrid, ku edhe mbanë kryesimin në listën e golashënuesve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button