Sport

Suning shpejton të shesë Interin, po vjen dita e shlyerjes së borxheve

Suning Group dhe familja Zhang vazhdon të jenë në qendër të vëmendjes në mediat italiane. Prej kohësh po flitet se ata dëshirojnë të shesin aksionet e klubit, për shkak të borxheve të mëdha që kanë patur kohët e fundit.

Një nga emrat më të lakuar për blerjen e klubit italian ka qënë BC Partners. Por, sipas raportimit të “La Repubblica”, të interesuar për aksionet janë edhe Mubadala. Këta të fundit janë një fond me qendër në Abu Dhabi dhe madje në vitin 2010 kishin aksione te Ferrari.

Shqetësimi i vetëm është se procesi i kalimit të aksioneve mund të zgjasë shumë dhe për Suning po afrohet afati për të shlyer borxhet. Gjithashtu, fondi skandinav EQT ka kohë që monitoron situatën, ndërsa Bain Capital është tërhequr nga gara. Ende nuk dihet se cila do të jetë zgjedhja e familjes Zhang, por koha po mbaron për ta. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button