Sport

Superkompjuteri zgjedh fituesin e La Ligas

Superkompjuteri në FiveThirtyEight ka parashikuar që Barcelona do të fitojë titullin në La Liga përpara Atletico Madrid dhe Real Madrid këtë sezon.

Blaugranëve u është dhënë një shans prej 60% për të fituar La Liga pasi kanë fituar 5 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat në mënyrën dominuese.

Atletico aktualisht është në krye të tabelës së kampionatit, 4 pikë larg Barcës, por Supercomputer thotë se ata do të humbasin më shumë pikë në fund të sezonit.

Barcelona parashikohet të përfundojë sezonin me 85 pikë, ndërsa Atletico do të mbete me 82 pikë nga 38 ndeshje.

Real Madrid parashikohet të përfundojë në vendin e 3-të me 79 pikë, derisa Sevilla e plotëson top 4.

Për të arritur 85 pikë, Barca do të duhet të marrë 23 pikë nga 10 ndeshjet e fundit – që do të thotë të duhet të fitojë të paktën 8 ndeshje për të fituar potencialisht titullin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button