Slider

Tabela në gjuhën shqipe edhe në Reçicë të Kumanovës

Sipas informative nga seksioni i Kumanovës të ndërmarrjes publike ndryshimi vjen pas sjelljes së ligjit për përdorim të gjuhëve me ç’rast përveç gjuhës maqedonase zyrtare dhe shkrimit të tij cirilik në tabela duhet të shfrytëzohet edhe gjuhë shqipe.

“Në autostradën në hyrje të Kumanovës është vendosur një tabelë e re më e madhe dhe me formë të ndryshme portal tabelë informative. Në tabelë tani informatat janë theksuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në shkrimin latin”, informojnë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, seksioni Kumanovë. Aty informojnë se tabelat në gjuhën shqipe, në bazë të ligjit, vendosen edhe në fshatra ku nuk jetojnë shqiptarë, siç është fshati Reçicë i Kumanovës, i banuar me popullatë serbe.
Tabelat do të ndërrohen gjatë muajve në vijim. Përveç në autostradë tabela të reja do të ketë edhe në rrugët tjera rajonal dhe magjistrale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button