Sport

Takoi Mesin, djaloshit me qese i shkatërrohet jeta

“Mesi dhuroi disa pako dhe kur unë i pashë, mendova se ishin lodra për djalin. Të tjerët mendonin se ishin të mbushura me dollarë. Në të vërtetë kishte top dhe fanella. Njerëzit filluan të më pyesnin shpesh se sa para na dhuroi Mesi. Kishte nga ata që qarkullonin natën pranë shtëpisë sonë dhe isha shumë i frikësuar”, rrëfehet i ati i Murtazait

Të gjithë mund ta kujtojnë djaloshin nga Afganistani, i cili kishte veshur një qese plastike me ngjyrat e Argjentinës dhe pas saj kishte shkruar emrin e Mesit. Pak kohë më vonë pati fatin ta takonte. Por, ajo që ndodhi më vonë është një histori e frikshme dhe tmerri për familjen e tij. Frika dhe kërcënimet për Murtaza Ahmadin bënë që familja ta dërgonte te xhaxhai i tij.

Në janarin e vitit 2016 ai u fotografua me qesen plastike duke luajtur futboll dhe vëllai i tij më i madh e shpërndau këtë foto në rrjetet sociale. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e yllit të Barcelonës dhe gjatë Botërorit të Klubeve e takoi dhe i bëri dhurata. I ati i Murtazait tregon ndodhitë pas këtij momenti.

“Mesi dhuroi disa pako dhe kur unë i pashë, mendova se ishin lodra për djalin. Të tjerët mendonin se ishin të mbushura me dollarë. Në të vërtetë kishte top dhe fanella. Njerëzit filluan të më pyesnin shpesh se sa para na dhuroi Mesi. Kishte nga ata që qarkullonin natën pranë shtëpisë sonë dhe isha shumë i frikësuar”, rrëfehet i ati i Murtazait.

“Talebanët dërguan një letër ku na kërcënonin. Na thoshin gjithmonë që pasi takuam Mesin kishim shumë para. U detyruam që të mos e dërgonim më në shkollë djalin, por ta çonim në një vend tjetër për të qenë më i sigurt. Përpara se të shkonim në Katar për të takuar Mesin ishte shumë i lumtur dhe fliste me të gjithë, ndërsa tani është bërë i mbyllur. Kjo situatë në vendet e tjera do të ishte diçka e bukur, por ne po na ndodh e kundërta”, thotë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button