Slider

Taravari se bën hesap Afrim Gashin

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në emisionin “Argument” në TVM2 u bër thirrje gazetarëve të organizojnë debat mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri të ASH-së, Ziadin Sela duke anashkaluar liderin e Alternativës Afrim Gashin.
Ai me këtë thirrje nuk e bën hesap Gashin duke e favorizuar vetëm liderin e tij Ziadin Selën.

“Ahmeti thoshte se nuk e din kush është lideri i opozitës prandja edhe nuk pranonte debatë. Tani dihet se lideri i opozitës është Ziadin Sela, prandaj mendoj se duhet të ketë debat mes Selës dhe Ahmetit. Gazetarët duhet ta organizojnë një gjë të tillë. E dini se Mickoski dhe Zaev për një vite kanë zhvilluar 7-8 debate bashkë’, tha Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së.

Taravari paralajmëron pranverë të nxehtë politike me lëvizje tektonike, duke sqaruar se skena politike në vend mund të ketë ndryshime të mëdha, mesin e saj shumicë të re parlamentare./TS/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button