LajmeMaqedoni

Të dielën mbërrijnë 24.000 vaksinat e para të “AstraZenekës” përmes Kovaks

Dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të “AstraZeneka” përmes sistemit Kovaks do të mbërrijë në vend më 28 mars, e cila, siç është njoftuar nga autoritetet, duhet të fillojë vaksinimin e popullatës.

“Këtë javë, më 28 mars, në 07:55, dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të “AstraZenekës” arrin në Shkup përmes sistemit Kovaks”, njoftoi mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Siç njoftoi Filipçe në ditët e fundit, sasi më të mëdha të vaksinave pritet të mbërrijnë në prill nga Kina dhe Rusia.

Në pajtim me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, dje në 24 orët e fundit janë bërë 3.897 testime, ndërsa janë regjistruar 1.264 raste të reja me Kovid-19, 29 të vdekur, 722 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 603.679 testime për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 123.491, numri i pacientëve të shëruar është 1103.374, numri i të vdekurve është 3.574, dhe numri i rasteve aktive është 16.543.

Numri I përgjithshëm i pacientëve pozitivë me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në spitalet  vendit është 1.448, ndërsa të lire janë rreth 270 shtretër, informoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të komplikimeve nga koronavirusi në Shkup mbrëmë në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 81 pacientë. Të lire janë 70 shtretër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në klinikat interne dhe kirurgjike në Shkup ka pasur 46 pranime, në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë dhe 14 pacientë të rinj janë hospitalizuar në Klinikën infektive. Në spitalin në Kozle janë pranuar 4 pacientë të rinj dhe 5 fëmijë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Në repartet infektive në Shkup po mjekohen gjithsej 613 persona. Në pjesë e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

“Numri I pranimeve në ditët e kaluara është rritur dhe sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 70 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë”, thanë dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 79 pacientë pozitivë  me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 60 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 35 pacientë, në Veles po mjekohen 67 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 116 pacientë pozitivë me Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 94 pacientë, në Prilep 119, në kovid qendrën në Gostivar 36, ndërsa në Strugë 14 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 69 pacientë, në Koçan 21, në Kërçovë 23, Kavadar 75, ndërsa në Gjevgjeli 27 persona pozitivë dhe supsektivë me koronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në të gjitha repartet e spitaleve klinike ka shtretër të lire drejt të cilëve ka qasje me oksigjen, ndërkaq nëse ka nevojë  repartet do të zgjerohen plotësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button