LajmeMaqedoni

Të mërkurën, priten temperatura deri në minus 18 gradë!

Sot po fryen erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu, më e theksuar në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -10 deri në -4, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga -5 deri në 1 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në -6, ndërsa temperaturë maksimale deri në -1 gradë Celsius.

Edhe në ditët e ardhshme do të jetë ftohtë, kurse të mërkurën priten temperatura rekord të ulëta në Maqedoninë e Veriut, që do të shkojnë deri në minus 18 gradë. Madje edhe në Shkup pritet temperaturat të ulen deri në minus 10 gradë Celsius.

Edhe Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të dëborës në disa vende, transmeton Alsat. Vazhdojnë reshjet e borës në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e acarit, kurse nëpër gryka dhe prerje rrugore mund të paraqiten rrëshqitje të dheut.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” apelon për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë. Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, që nga ora 17:00 është vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafthanë, ndërsa për automjetet tjera është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore.

Ndërsa vazhdon ndalesa për automjetet e rënda, që është vendosur që nga ora 10:00 për rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes Strazhës. Ndalesë për automjetet e rënda ka edhe për rrugën Mavrovë-Dibër.

Që nga ora 15:00 është vendosur për përdorim të detyrueshëm të pajisjeve dimërorë për të gjitha automjetet që kalojnë në për rrugën Manastir-Resnje, përmes Xhvatos. Autoritetet gjithashtu rekomandojnë përdorimin e pajisjeve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

Që nga ora 18:20, ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka edhe në rrugën Kriva Pallankl – Vendkalimi Kufitar “Deve Bair”. Ndërsa nga ora 18.10, automjetet e rënda e kanë të ndaluar gjithashtu qarkullimin në qafën malore Pletvar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button