
Institutit Sizmologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter ka goditur Kosovën.
Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=51493153&minCPM=0.5&v=2.1&guid=2e2da6d292944d728fdcea7e53e2c8ae20be166636f34e9db77cfbe3362435b1
Postimi i plotë;
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit
Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km.
Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit..