
Sektori i Punëve të Brendshme, ka arrestuar një 26-vjeçar pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht babain e tij, 47-vjeçar.
“Mbrëmë (16-shkurt) rreth orës 01:25, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 26-vjeçarin K.V. nga Tetovë, i cili më parë kishte sulmuar fizikisht babanë e tij L.V. (47). Gjatë sulmit, sipas raportit, ai gjithashtu kishte përdorur një mjet të mprehtë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Rasti është duke u hetuar./TV21