Slider

THIRRET NË POLICI KRIJUESI I VAKSAJNS.MK

MSH DENONCOI PËR NDËRHYRJE NË FAQEN ZYRTARE


MSH-ja në sektorin për krim kompjuterik pranë MPB-së e ka denoncuar domejnin vaksajns.mk, I cili dje kishte shkaktuar huti tek qytetarët, për atë se ku duhet të paraqiten për t`u vaksinuar kundër COVID-19.

Është paraqitur edhe kreatori I faqes vaksajns.mk, që con në faqen vaksinimi.mk. Bëhet fjalë për Adil Bakiun I cili në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është thirrur në Stacionin e Policisë në Karposh të Shkupit.

“Një përditësim I shkurtër. Në ora 13.30 jam ftuar në Stacionin Policor – Karposh për bisedë rrreth domejnit vaksajns.mk. Njësia për krim kompjuterik mua shumë shpejt mi gjeti gjurmët dhe shpejt më ftuan për një ridestinim të zakonshëm tek faqja e MSH-së, për dallim nga lëndët për të miturat nga Strumica, materialet inkriminueset të cilave ishin shpërndarë gjithkund dhe nuk arrinte t`i gjejë kryerësit, dy vite” – thuhet në postimin e Bakiut në Facebook.

Ndryshe, nëse hyni në faqen vaksajns.mk, menjëherë do të hapet ueb-faqja zyrtare e MSH-së për paraqitje për vaksinim. Nga MSH-ja kanë thënë se bëhet fjalë për ndërhyrje në faqen zyrtare të MSH-së dhe për këtë shkak e kanë denoncuar në MPB. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button