Slider

THIRRJE: BUJQIT TË APLIKOJNË PËR SUBVENCIONE

Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë u bën thirrje prodhuesve të pemëve, perimeve, kulturave drithore si dhe blegtorëve deri në fund të muajit maj të aplikojnë për subvencionet që për ta i siguron shteti dhe fondi evropian IPARD. Vitin e kaluar ka pasur 65 mijë aplikime, pagesa e të cilave është realizuar pothuajse plotësisht. Këtë vit në disponim janë 5 miliard denarë, ka njoftuat drejtori i Agjencisë, Nikica Baçovski.

Sistem i ri onlinë për aplikim prej sot deri më 31 maj do të jetë në funksion të  ueb faqes së Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, prej ku dhjetëra mijëra bujq dhe blegtorë çdo vit presin ndihmë për veprimtarinë e tyre.

NIKICA BAÇOVSKI, DREJTOR I AGJENCISË PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË BUJQËSISË

“Para se të dorëzojnë kërkesë për subvencione t’i përditësojnë të dhënat e tyre me qëllim që të kenë informacione të sakta dhe të plota në të gjitha sistemet prej ku Agjencia i merr të dhënat dhe që janë bazë për sigurimin e të drejtës për marrjen e subvencioneve.”

Vitin e kaluar në Agjenci kanë aplikuar madje 65 mijë bujq dhe blegtorë, për një pjesë të fondit të përgjithshëm në vlerë 7 miliardë denarë.

NIKICA BAÇOVSKI, DREJTOR I AGJENCISË PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË BUJQËSISË

“Mund të them se viti 2020 ka qenë ashtu si ka qenë dhe kemi punuar në kushte mjaft restriktive, që vazhduan edhe në vitin 2021, realizimi i programit për pagesa të drejtpërdrejta është 99,7 % dhe vitin e kaluar Agjencia në kushtet në të cilat ka punuar ka paguar afër 7 miliardë denarë.”

Ndihma vendase si dhe Instrumenti për ndihmë para anëtarësimit për zhvillim rural nga Bashkimi Evropian, i ashtuquajturi program IPARD, për vite me rradhë u ndihmon bujqve dhe blegtorëve në Maqedoninë e Veriut të cilët në atë mënyrë arrijnë t’i zgjerojnë fermat, ta rinovojnë makinerinë e tyre dhe t’i përmirësiojnë njohuritë e tyre për veprimtarinë nga e cila jetojnë. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button