Sport

Tjetër skandal në lidhje me vdekjen e Maradonës, zbulohet metoda që përdornin mjekët për të vënë në gjumë legjendën argjentinase

Ka kaluar një kohë që nga vdekja e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradonës dhe dyshimet për vdekjen e tij nuk kanë të ndalur, përcjell “Zeri.info”.

Një tjetër prapaskenë e padëgjuar vjen së fundmi nga Griselda Morel, e cila është psikopedagoge.

Ajo ka treguar për metodën të cilën e kanë përdorur mjekët dhe infermierët për ta vënë në gjumë legjendën tashmë të ndjerë.

“Monon (kuzhinierja e Maradonës) më ka treguar se infermierët dhe mjekët që kuronin Diegon shkrinin në birrë apo qoftë në një gotë verë. E bombardonin me ilaçe në mënyrë që ai të flinte, pasi Maradona vuante prej shumë vitesh nga mungesa e gjumit. Dhe nëse ai flinte, edhe stafi mjekësor mund të relaksohej”, deklaroi ajo.

“Kishte ditë që Diego zgjohej në ora 9 të mëngjesit dhe kërkonte një birrë, por në vend që t’ia ndalonin, infermierët hidhnin edhe qetësues brenda saj”, tregoi tutje Morel.https://zeri.info/inarticle.html

Kujtojmë se Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare me 25 nëntor në Buenos Aires. /Zeri.info

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button