Slider

Tragjike/ Bëri shaka në rrjetet sociale për rezultatin e testit, 42 vjeçari vdes nga Covid një ditë më pas

Një ditë pasi bëri shaka për faktin se ishte infektuar, babai i tre fëmijëve vdiq nga koronavirusi.

Kevin Woolley, 42 vjeç, zbuloi se ishte prekur me Covid-19 më 3 janar, disa orë pasi postoi një status në Facebook në të cilin përshkruante se kishte një kollë të fortë që e mbajti zgjuar gjithë natën.

Vetëm disa orë më pas ai shpërndau testin dhe shkroi se: “Një javë tjetër pushim në punë atëherë. Të paktën e di që nuk po ankohesha për një ftohje normale!”

Një ditë pas këtij postimi, Woolley u gjet i pavetëdijshëm nga partnerja e tij Carol në shtëpinë e tyre në Abercynon, Uells. Mjekët i dhanë ndihmën e shpejtë por ai nuk arriti të mbijetonte.

Vëllai i tij tha se përkeqësimi i shpejtë i gjendjes së Kevin ishte një tronditje për familjen, dhe shpreson që kjo do të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin e koronavirusit.

“Kevin nuk kishte sëmundje, ai shkonte në palestër dhe për peshkim. Jemi të shokuar”, tha ai./ A2/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button