Sport
Tregoi paraqitje briliante ndaj Barcelonës, Mbappe flet për të ardhmen

Kylian Mbappe ka shkëlqyer në fitoren e sontme të PSG-së në udhëtim te Barcelona, duke realizuar “hat-trick”.
Kjo paraqitje po vazhdon të komentohet në të gjitha rrjetet sociale, ndërsa pas ndeshjes, ka folur për mikrofonat e RMC, përcjell GazetaBlic.
Ai ka folur rreth të ardhmes, ndërsa në fund shtoi se momentalisht ndihet i mirë dhe se nuk duhet menduar për t’u larguar pas një ndeshjeje të mirë.
“Fanella e PSG-së është ajo që e ndiej me zemër. E ardhmja? Do të ishte idioteske që të mendosh për të ardhmen pas një paraqitje fenomenale në një ndeshje të vetme. E vërteta është se duhet të reflektojmë për një kohë më të gjatë. Gjithmonë e kam thënë se jam i lumtur këtu”, tha ndër të tjera ai.
/GazetaBlic/