LajmeMaqedoni

“TVSH-ja ime”: Muajin shkurt bëhet pagesa për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin

Qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale në tre muajt e fundit të vitit 2020 do të mund t’i marrin paratë në muajin shkurt. Gjithsej do të paguhen 6.1 milionë euro.

Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi se gjatë muajit shkurt do të bëhet pagesa e qytetarëve të cilët kanë skanuar llogari fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime”, përkatësisht për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

Gjatë këtij tremujori qytetarët kanë skanuar 67.272.456 llogari fiskale, dhe do t’u kthehen 382 milionë denarë apo rreth 6.1 milionë euro.

DAP ju bën thirrje qytetarëve që të vendosin të dhëna të sakta në mënyrë që të bëhet pagesa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button