BotaLajme

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pas shkrimit çnjerëzor për myslimanët

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Xinjiang. Twitter si platformë është e ndaluar në Kinë, por diplomatët dhee zyrtarët kinezë e përdorin shpesh këtë platformë. Rrjeti social është kritikuar më shpesh kohët e fundit për njëanshmëri në SHBA pasi bllokuan konton e e tani ish presidentit amerikan Trump pas ngjarjeve të 6 janarit, dhe në dukje standardin e dyfishtë pasi nuk censurohen deklarata më të rënda nga liderë të tjerë. Kjo platformë ishte kritikuar vitin e kaluar po ashtu pasi kishte publikuar dhe promovuar propagandën Partisë Komuniste të Kinës që sulmonin demonstratat pro demokracisë në Hong Kong, transmeton Gazeta Metro.


Vendimi i Twitter vjen një ditë pasi administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e përcaktoi politikën e Pekinit ndaj pakicave etnike dhe fetare në këtë rajon si gjenocid.

“Ne kemi ndërmarrë veprime bazuar në shkeljen e politikës sonë kundër çnjerëzimit”, tha një zëdhënës i Twitterit. “Ne ndalojmë çnjerëzimin e një grupi bazuar në fenë, etninë, moshën, aftësinë e kufizuar, sëmundjen e rëndë ose origjinën”, tha zëdhënësi.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=14029955&v=2.1&guid=2e3aafdeb3b041369b04597c2fcea321367d512884f644eb9a68e71ed24fba3e

Llogaria e Ambasadës Kineze në fillim të këtij muaji postoi një cicërimë në të cilën thuhej se gratë ujgure nuk ishin më “makina për të bërë fëmijë”, duke cituar një studim të raportuar nga gazeta e mbështetur nga shteti, China Daily.

Postimi u hoq nga Twitter, i cili e zëvendësoi atë me një etiketë ku thuhej se nuk ishte më në dispozicion. Twitter fsheh postimet që përbëjnë shkelje të politikave të tij.

Një ditë para përfundimit të mandatit presidencial të Donald Trump, administrata e tij deklaroi se Kina po kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit me trajtimin e saj ndaj ujgurëve etnikë dhe njerëzve të tjerë kryesisht myslimanë autoktonë në rajonin e Xinjiang.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 1 milion ujgurë etnikë dhe njerëz të tjerë kryesisht myslimanë në Xinjiang janë detyruar të futen në kampe internimi, megjithëse Pekini këmbëngul se objektet janë “qendra të arsimit profesional” që synojnë të ndihmojnë njerëzit të largohen nga terrorizmi dhe të integrohen në shoqëri.

Vetë Twitter është bllokuar në Kinë, por diplomatët e vendit dhe media shtetërore shpesh e përdorin këtë platformë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button