
Dy ditë më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në qytetin e Fushë-Krujës ku një i ri është dhunuar nga 8 persona të armatosur teksa gjendej në një lokal.
Ngjarja është përpjekur të mbahet e fshehtë nga Policia, teksa reagimi ka ardhur vetëm ditën e sotme pasi lajmi u publikua në media.
Mësohet se i riu i dhunuar është Elvis Elezi, i cili ka qenë i dënuar në Kroaci për trafik droge, ndërkohë para nje viti atij i është vendosur eksploziv. /albeu.com/