BotaLajme

U infektua në Angli me variantin e ri të COVID-19, Mithat Ibrahimi rrëfen përjetimin

Varianti i ri i coronavirusit ka prekur shumë qytetarë në Britannë e Madhe. Infektimit nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët që jetojnë atje.

Për RTV Dukagjinin, një qytetar i Kosovës që jeton në Britani të Madhe është rrëfyer dhe ka treguar përjetimin e sëmundjes së coronavirusit me variantin e ri.

“Infektimin me variantin e ri të COVID-19 e kam përjetuar shumë keq. Kam pasur humbje të vetëdijes dhe gjakderdhje të mëdha. Me pak fjalë ambulanca më ka ardhur tri herë dhe dy herë jam shtruar në spital. Mirëpo ajo që kam parë në spital ka qenë e tmerrshme. I lus bashkëkombësit e mi që të kenë kujdes dhe të mos e injorojnë këtë gjë sepse është diçka shumë e rrezikshme”, deklaroi Mithat Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se përjetimi i sëmundjes ka zgjatur shumë dhe simptomat kanë qenë shumë të mëdha.

Ai ka treguar edhe gjendjen e Londrës në këtë situatë të pazakonshme.

“Londra është një qytet që ka rreth 10 milionë banorë, por tash rrugët janë të zbrazura. Është një tmerr të shohësh rrugët e Londrës kur kemi parasysh se ka qenë ndër qytetet me më së shumti qarkullim në Evropë”.

Rreth 30 mostra nga Kosova janë dërguar për testim në Gjermani për të parë nëse varianti i ri i COVID-19 është prezentë edhe në vendin tonë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button