BotaLajme

U kafshua nga një qen, 42-vjeçarja detyrohet të presë të dyja duart

42-vjeçarja nga Pylmouth, Michelle Ellis, është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore pasi u kafshua nga një qen. Nëna e katër fëmijëve u shtrua në spital disa ditë pas incidentit.

Mjekët u detyruan ta vendosnin gruan në koma artificiale pasi u diagnostikua me sepsis. Vajza e saj ka thënë për mediat se e ëma fillimisht nuk i kushtoi rëndësi kafshimit, pasi plaga ishte thuajse mospërfillëse, por tashmë mjekët kanë thënë se për të shpëtuar duhet t’i presë të dyja duart.

E gjitha ndodhi kur mamaja u përpoq të fuste qenin në kafaz. Por në atë moment qeni e kafshoi atë. Plaga ishte e vogël, sikur një shenjë e shkaktuar nga një djegie cigareje”, tha vajza e 42-vjeçares.

Ellis u kafshua nga qeni në 16 janar, ndërsa u shtrua në spital disa ditë më vonë. Buzët, hunda dhe duart e 42-vjeçares nisën të nxiheshin për shkak të sepsis. Ndërkaq, familja ka nisur të kërkojë ndihma për mbulimin e operacionit që kushton më shumë se 36 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button