Showbiz

U tha që është në lidhje me ish-konkurrenti e “Për’puthen”, Ana e konfirmon?

Ditën e djeshme, mediat rozë shkruanin për një lidhje të mundshme mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli.

Për këtë sot ai ka folur vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”.

Ky i fundit doli nga programi disa ditë më parë me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër atje ku edhe jetonte për të takuar djalin e tij.

E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Për më tepër, Ana tregoi se do t’i futej muzikës dhe për dy javë do të na sjell një projekt të ri muzikor, duke ardhur për herë të parë si këngëtare.

Megjithëse e di që do të paragjykohet për këtë, Ana tregoi se me kohën do t’i vërtetojë të gjithëve talentin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button