LajmeMaqedoni

U vranë pas sherrit me armë në Shkup/ Kush janë dy shqiptarët e ekzekutuar, dyshohet se krimi u krye nga…

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mëngjes në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku protagonistë janë shqiptarët.

Alsat jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol”  në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përleshje e armatosur me ç’rast dy persona kanë mbetur të vrarë.

Burime nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, të cilët janë qëlluar nga një makinë në lëvizje me pistoletë dhe pushkë automatike.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Tani për tani nuk dihen motivet e përleshjes. Ministria e Brendshme po heton këtë incident të rëndë të armatosur. Dyshohet se edhe autorët mund të jenë po ashtu shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button