Sport

UEFA e bindur se finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet me tifozë

UEFA beson se finalja e Ligës së Kampionëve për këtë vit do të luhet në prani të tifozëve, derisa nikoqir do të jetë Stambolli, raporton ESPN.

Stadiumi “Ataturk Olympic” nuk është herë e parë që organizon një finale të garës më të madhe për klube në Evropë, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në vitin 2005, në takimin që Liverpooli e fitoi me përmbysje ndaj Milanit.

Më 29 maj do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, derisa edhe në vitin e kaluar Stambolli ishte organizatori, mirëpo u anulua shkaku i COVID-19.

Derisa disa skuadra po luajnë ndeshjet si vendas në terrene neutrale, finalja e garës do të mbahet në prani të tifozëve.

UEFA ka njoftuar autoritetet turke se të bëhen gati që t’i mirëpresin tifozët nga vendet e ndryshme të Evropës, derisa numri do të jetë i limituar.

Ende nuk është përcaktuar se sa tifozë do të lejohen të futen në stadium, mirëpo autoriteti më i lartë i futbollit evropian ka vendosur që të ketë prani të përkrahëse të dy klubeve që e arrijnë finalen.

Në sezonin e kaluar, finalja mes PSG-së e Bayern Munichut u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë, me këta të fundit që morën trofeun në duar. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button