Slider

Vaksinat nga Serbia nuk do të arrijnë sot

Për shkak të dokumentacionit teknik të nevojshëm shtesë, dorëzimi i vaksinave nga ana e Serbisë në Maqedoninë e Veriut shtyhet për datë tjetër, njoftojnë nga Kabineti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Po njëjtë edhe nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se ngjarja e nesërme anulohet.

“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua për nesër, 11 shkurt 2021 (e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanovc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme”, theksojnë nga Qeveria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button