Slider

Varianti britanik i koronavirusit zbulohet edhe tek dy pacientë, një i vdekur

Varianti britanik i koronavirusit është detektuar edhe tek dy pacientë në vend. Pacienti që ndërroi jetë ka pasur komorbiditet, ndërsa pacienti tjetër nga 26 janari llogaritet i shëruar, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç njoftuan një pjesë e mediumeve, burri i ndjerë 46 vjeçar, i cili paraprakisht kishte sëmundje kronike, rezultoi pozitiv në Kovid-19 më 4 janar, ndërsa ndërroi jetë më 8 janar të vitit 2021.

Deri më tani, tek tre pacientë në vend është detektuar varianti britanik i koronavirusit. autoritetet shëndetësore kompetente më 27 janar të vitit 2021 njoftuan për pacientin e parë të infektuar me variantin britanik të koronavirusit në vend, i cili tashmë është shëruar. Virusi u detektua në laboratorin privat të Klinikës “Zhan Mitrev” në Shkup, gjatë analizës së mostrave nga janari.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se virusi SarsKov2 shkakton komplikime më shpesh tek pacientët të cilët kanë edhe sëmundje të tjera. Deri më tani nuk është dëshmuar se varianti britanik i virusit ka vdekshmëri më të madhe nga mutacionet e deritanishme të virusit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button