Slider

Varianti britanik ‘rrethon’ Shqipërinë! Pas Serbisë, konfirmohet edhe rasti i parë në Maqedoninë e Veriut

Mutacioni britanik i koronavirusit është konfirmuar edhe në Maqedoninë e Veriut.  Forma e re virusit pas mutacionit është zbuluar në laboratorin e klinikës “Zhan Mitrev” tek një pacient 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar.

Pacienti ka deklaruar, se nuk ka pasur kontakt dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit.  Pak ditë më parë edhe Serbia ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit.

Ndërkohë, Shqipëria nuk ka konfirmuar ende nëse ekziston në territorin e saj apo jo varianti i ri i virusit Covid-19 apo siç njihet ndryshe ‘varianti britanik’ i virusit.

Referuar të dhënave të OBSH-së, deri më tani varianti i ri i Covid është përhapur në 70 vende të botës.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button